Katër avionë të linjave komerciale prej disa minutash po bëjnë fluturime mbi qiellin e Shqipërisë në pamundësi për t’u ulur në aeroportin e Rinasit. Shkak është bërë mjegulla e dendur që ka përfshirë pistën e aeroportit si dhe zonën përreth, deri në Krujë.
Dendësia e mjegullës e pamundëson vizualitetin.
Avionët që nuk kanë mundur të ulen janë i linjës së Vienës, Pamla de Mallorca nga Spanja, i Catanias nga Italia dhe Krakov nga Polonia.
Probleme janë shkaktuar edhe në qarkullimin e automjeteve në akset rrugore të asaj zone, për shkak të dukshmërisë së ulët.