Në shqipëri për relaks e pushime, por ska shkuar kështu për dy turiste të moshuara që ishin akomoduar në Lukovë.
Pas konfliktit mes tyre ka ndërhyrë policia dhe 54 vjeçaria amerikane ka përfunduar në spital.
Dhunuesja e saj një Gjermane është shoqëruar në polici, e më pas në spitalin Psikiatrik.
Himarë/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në Lukovë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasja gjermane E. H., 60 vjeçe (dyshohet se vuan nga shëndeti mendor) ka shtyrë nga shkallët, shtetasen amerikane T. P., 54 vjeçe. Këto dy shtetase banonin në dy apartamente pushimi, me qira, në objektin ku ka ndodhur konflikti.
Shtetasja T. P. është transportuar në spitalin e Vlorës, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasja E. H. është shoqëruar për trajtim mjekësor, në spitalin psikatrik të Vlorës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Për këtë rast janë njoftuar edhe ambasadat përkatëse.