Ish-vartësi i Ilir Metës dhe ish-deputeti i LSI-së në atë kohë, Ralf Gjoni është paraqitur në SPAK paraditen e sotme.
Nga burime brenda Prokurorisë së Posaçme mësohet se Ralf Gjoni është thirrur si person që mund të ketë dijeni në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për Ilir Metën.
Ilir Meta po hetohet nga SPAK nën dyshimet për korrupsion për aferën CEZ-DIA.
Ralf Gjoni doli nga SPAK pas rreth 4 orë pyetje nga prokurorët. Në dalje, ai tha për gazetarët se ndaj tij nuk ka çështje penale, por u thirr si person që ka dijeni, duke mos e specifikuar për cilën dosje, për shkak të sekretit hetimor siç u shpreh ai.
Jam pyetur si shtetas në cilësinë e të angazhuarit në angazhime dhe pozicione shtetërore. Nuk u pyeta si person në hetim. Nuk ka arsye për të më hetuar mua. Nuk kam qenë pjesë e dosjes së ish presidentit Meta, se s’kam qenë në kontakt me të kur ka qenë kryetar shteti. Nuk ka asnjë arsye për të më hetuar mua. Nuk mund ta them më shumë, mund të pyesni prokurorët. Dua të respektohem dhe dua të tregohem profesional, kaq kisha për të thënë”, theksoi Ralf Gjoni