Do duhet të ishte konkurksi më strikt dhe pa dilema apo dyshime për manipulim, por një situate ku besimi i konkurentëve tek institucioni është cënuar si ka shpëtuar as shkolla e gjyqtarëve dhe prokurorëve, njohur ndryshe si Magjistratura.
Zyrtarisht pas publikimit të denoncimit se u shtuan fiktivisht 42 fitues ka reaguar shkolla duke thënë se po kryen një hetim administrativ për të kuptuar defektin që pësoi pajisja ScanTron e cila nga 100 pyetje përgjigje ka lexuar 96 prej tyre duke u ngrënë padrejtësisht garuesve pikët për katër përgjigjet e dhëna. Edhe pse është kërkuar një ribërje e këtij konkursi Magjistratura tashmë ka shpallur zyrtarisht listën e 121 fituesve duke pranuan vetëm ankimet individuale të garuesve.
LISTA ME FITUES nga faza e Parë
Emri Mbiemri Piket Scantron
Emri Mbiemri Piket Scantron
LANDA MEHMETI 86
JONEL BACI 77
ERNALDO ABAZI 76
HYRI RAMAJ 75
FLAVJO XHUVELI 75
JONIDA BEGAJ (GOKOV) 74
ARTEMIDA HOXHAJ 74
ARDIT KRASHI 74
TANA SULAJ 74
VIVIANA CUPI 73
ESMIR HOXHA 73
MERISË RUKAJ 73
ARBËR MYFTARI 73
ELSA METALIAJ 72
JURGEN VATNIKAJ 71
MARINEL BREGU 71
ROZETA SULEJMANASI 70
MATEO XHUTI 70
JOANA ÇAKO 70
HANSI KODRA 70
ANDRI NELI 70
ALEKSANDER DINO 70
ERGYS BALLAJ 70
ELJA ÇUKA 70
GJERGJ MATI 70
ARDIT KOLA 70
KLEA LALO 70
SARA THEODHORI 69
ALBI MATO 69
AJDISA DACI 69
LIME DAUTI 69
ANSI ALLUSHAJ 69
BESIANA KALARI 69
SUELA DEVOLLI 69
NIKOLIN RADOJA 68
ARIF TOTA 68
ORNELA BRAÇE 67
MEGI BEU 67
HELGA BARUTI 67
MUNIR PONDE 67
VALBONA HOXHA 67
SPARTAK HODO 67
KLARIDA GRABOVA 67
ROVENA VANI 66
REZARIO KUÇAJ 66
IRENA HALLA 66
ILBERJAN DURMISHI 66
ERDION MAÇOLLI 66
ARELD NDREU 66
KLAJDI MEÇAJ 66
ROMIADA SKËNDERAJ 65
MEHMET MORINAJ 65
IRENA BILBILI 65
ANILA MESHI 65
DESHIRA PASKO 65
MEGI BEJTJA 65
ANTONIO KOCAQI 65
KLARK ANASTASI 65
HANC LLAGAMI 64
ERLI ZDRAVA 64
LUSJANA LLOJI 64
EDITA PORO 64
EJVISA MOLLA 64
GJERGJI MELONASHI 64
ARLINDA MUCAJ 64
ARLINDA VELAJ 64
SOKRAT GJERMËNI 64
KRISTIANA KODRA 64
KLAU OGRENAJ 64
ROMINA HOXHA 63
SARA BEKO 63
ALTIN LATIFI 63
ERVINA XHIXHA 63
LIRA SPIRO 63
LINDITA LIÇAJ 63
DORISA RUDA 63
ELTON JUSHI 63
LOINA ZOGU 63
AVA GJATA 63
ARMANDO TOMA 63
KRISTIAN PRELA 63
REI MECANI 62
RAJMONDA GJONI 62
JULJAN JANO 62
ERGIDA PRIFTI 62
DENIS HAJDARI 62
ENEA ISMAILI 62
FJORISA SHARKU 62
MALBORA TUSHA 62
ANTONIO SULAJ 62
ANXHELA LALAJ 62
SONJA TRAJA 62
SIDRIT MALAJ 62
KLEADA MERSINLLARI 62
OLIGERT DERVISHI 61
ORNELA CINI 61
MATILDA KALESHI 61
HYGERTA HYSAJ 61
VALIANA RAMA 61
PETANAJ ALTIMIRA 61
ALFRED BARI 61
ADELAJD TABAKU 61
ELJONA MYDINI 61
KRISTIANO KOÇIBELLI 61
KUSHTRIM ELEZAJ 61
ARTMIR KRASNIQI 61
TREJSI SHEHU 61
KLAUDJA MARKU 61
KEJTI HOXHA 61
MONIKA LAÇI 60
JONIDA HOXHA 60
IVA BALZA 60
HYRIENA KASO 60
VISARJO PETROSHI 60
ENKELEDA GOXHAJ 60
ERANDA BËNCAJ 60
EVISA MBURIMI 60
ADRIANA KALEMAJ 60
ELIRA MINXHOZI 60
MALVINA ÇELA 60
ARJAN BAJOLLARI 60
Reagimi Zyrat i Maagjistraturës
MBI REALIZIMIN E FAZËS SË PARË TË PROVIMIT TË PRANIMIT NË SHKOLLËN E MAGJISTRATURËS
Shkolla e Magjistraturës organizoi, më datë 22 prill 2024, fazën e parë të provimit të pranimit për vitin akademik 2024-2025, pas përfundimit të procesit të verifikimit të dokumentacionit, të realizuar, së pari nga Shkolla, e më tej nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë të Prokurorisë.
Në provim morën pjesë 411 konkurrentë.
Provimi u zhvillua bazuar në ligj dhe në Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës, në respekt të parimeve që udhëheqin një proces transparent, konkurues dhe bazuar në meritë.
Teza e provimit të pranimit u krijua në prani të konkurrentëve, me përzgjedhje rastësore të rubrikave të bëra nga vetë konkurrentët. Provimi zgjati 2 (dy) orë e 30 (tridhjetë) minuta dhe u zhvillua nën monitorimin e Shkollës së Magjistraturës dhe monitoruesve të jashtëm nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Europës, OSBE dhe INL.
Procesi i provimit nuk pati asnjë kontestim nga konkurrentët apo monitoruesit.
Pas procesit të provimit, Shkolla nisi procesin e vlerësimit elektronik, vlerësim i cili u bë në prani të konkurrentëve, në sallën e provimit, pasi konkurrentët dorëzuan fletët e provimit të plotësuara nga ana e tyre.
Rezultatet u shfaqën në ekran dhe kandidatët u njohën me pikët e tyre menjëherë. 79 (shtatëdhjetë e nëntë) konkurrentë rezultuan të kishin marrë më shumë se 60% të pikëve.
Komisioni i vlerësimit elektronik dhe administratori i provimit konstatuan se disa teza kishin një numër shumë të ulët pikësh. Gjithashtu, nga një shikim me sy të lirë i fletës së scantron, u konstatua se pajisja scan tron kishte lexuar vetëm 96 përgjigje nga 100 përgjigje të çelësit të tezës.
Këto rrethana, së bashku me daljen e një rezultati të ulët fituesish, prej 79 konkurrentësh, dhe pretendimet e një pjese të konkurrentëve të pranishëm në sallë për pasaktësi të rezultatit, u cmuan nga administratori i provimit dhe komisioni i vlerësimit elektronik si të rëndësishme.
Për këtë arsye, komisioni i vlerësimit elektronik vendosi të mos shpallte menjëherë listën që prodhoi scantroni, por të realizonte verifikime shtesë. Në kushtet e mësipërme, Komisionit të Vlerësimit Elektronik, iu vendos në dispozicion një pajisje e re.
Pas konstatimit se pajisja e re lexoji saktësisht çelësin e tezës së provimit, komisioni vendosi të kalonte të gjitha tezat për vleftësim të rezultateteve në pajisjen e re. Në përfundim të procesit, u konstatua se numri i konkurrentëve që kalonin pragun prej 60 % të pikëve për të hyrë në fazën e dytë të provimit ishte 121 (njëqind e njëzetë e një) konkurrentë. Shkolla e shpalli publikisht këtë rezultat dhe njoftoi publikisht ndryshimin e orarit të fazës së dytë të provimit të pranimit, në përmbushje të detyrimit për shqyrtim të ankesave të konkurrentëve brenda 24 orëve nga momenti i shpalljes së listës.
Shkolla është duke realizuar një proces verifikimi administrativ, njëherësh me administrimin dhe vlerësimin e të gjitha kërkesave për rishikim të ardhura nga konkurrentët, në respektim të të drejtës së tyre për ankim.
Vlerësojmë të sqarojmë se Shkolla e Magjistraturës ka angazhim maksimal për të bërë transparencë të plotë në këtë proces dhe të rezultateve të dala prej tij.