Prokuroria e Tiranës ka zbardhur një skemë mashtrim me TVSH-në, duke kërkuar arrest në burg për dy persona. Konkretisht, kërkohet burg për Loren Dobin, administrator i kompanisë AL-DOR 2023 dhe për Sandrit Koçibelli, specialist taksash në Administratën Tatimore. Të dy këta persona janë shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë arrest në burg.
Të dyshuarit
1- Loren Dobi lindur në Korçë
2-Sandrit Kocibelli lindur Korcë ish punonjës te Drejtoria e Tatimeve
Sipas Prokurorisë së Tiranës, nga analizimi dhe studimi i të dhënave të shoqërive objekt hetimi, rezulton se ato kanë funksionuar si furnizues, të cilët kanë lëshuar fatura fiktive duke mos kryer asnjë blerje dhe duke mos ushtruar në asnjë moment aktivitet ligjor. Faturat fiktive janë injektuar në mënyrë direkte në shoqëri tregtare që operojnë në fusha të ndryshme, në vlerën totale prej 320,608,000 lekë, duke i shkaktuar shtetit një dëm finaciar në TVSH dhe Tatim-Fitimi, afërsisht 1 milion Euro. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të lidhur ngushtë me subjektin Al-Dor, kanë konsumuar elementë të vepres penale “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe “Bashkëpunimit”.
Gjithashtu dyshohet se në këtë skemë kriminale mashtrimi janë të përfshirë edhe persona dhe subjekte të tjera, si dhe funksionar të administratës shtetërore, për të cilat vazhdojnë hetimet dhe veprimet proçedurale për të dokumentuar të gjithë veprimtarin kriminale.