Donald Hoxha 34 vjeç është ekstraduar nga Britania e Madhe në Shqipëri për t’u përballur me akuzat e vrasjes së Roland Rexhepit në Korrik të vitit 2009 në Elbasan.
Donald Hoxha ishte arrestuar në Londër në Janar të 2024 dhe mbrëmë u finalizua ekstradimi i tij në vendin tonë. Ndaj tij ka masë sigurie arrest në burg në mungesë për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.
Roland Rexhepi, i njohur me pseudonimin “Doda”, ka qenë polic i anti-drogës në Elbasan në periudhën kur është vrarë. Për këtë ngjarje janë dënuar edhe 2 persona të tjerë, ndërsa një i katërt është në gjykim.