Me vendim të GJKKO pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion mbrëmjen e sotme janë firmosur 4 urdhër-arreste për veprën penale “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”.
Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për korrupsion në këmbim të votave. Në pranga është vendosur kryeplaku i Saukut Agim Osmani si dhe një ish-zyrtar i Kadastrës, Dritan Stoka.
Ndërsa Alqi Hajdini është lënë arrest shtëpie, kurse Ylli Baruti në masëm detyrim paraqitje.
Hetimet lidhur me këtë çështje po ndiqen nga prokurori Eneid Nakuçi, ndërsa SPAK bën me dije se ditën e nesërme do ketë njoftim zyrtar sa i përket këtij operacioni.