Kompania Gjonaj Group Holdings ju ofron studentëve të fakuktetit ekonomik kryerjen e stazhit dhe trajnimeve falas tek ambientet e saj dhe akademisë.
Veç stazhit Presidenti Gjonaj Group, Marin Gjonaj ka bërë publik marrëveshjen e firmosur me Dekanin Dhori Kule ku përfshihen falas trajnimet.
Postimi i Marin Gjonaj
Bashkë me Prof. Dr. Dhori Kule, në një atmosferë plot energji pozitive mes studenteve, nënshkruam një marreveshje bashkëpunimi mes Gjonaj Group Holdings dhe Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës!
Bëmë të mundur ofrimin e stazheve për studentet e Fakultetit Ekonomik në kompanitë e grupit tonë si dhe pērfshirjen e studentëve ekselent në trajnime falas të organizuara nga Akademia e Trajnimit të Gjonaj Group, iniciative kjo e filluar nga muaji Mars i këtij viti.




