Deputeti Lulzim Basha i cili është edhe kreu formal i Partisë Demokratike pasi ende gëzon vulën e këtij subjketi ka paraqitur në parlament Projektligjin që i jep përgjigje pyetjes, çfarë do të ndodh me prokuroët e SPAK në përfundim të mandatit 9 vjeçar.
Teksa SPAK sot ndodhet në vitin e 5 dhe me drejtuesin e dytë, z.Basha Propozon në Projektligj që atyre tu njihet e njëjta pagë dhe tre muaj pas përfundimit të mandatit të emërohen si prokuror apeli ose si drejtues me këresën e tyre në Prokuroritë e Rretheve.
WebLajm zbardh draftin e Bashës i cili është depozituar në Parlament dhe pritet nqs do të marrë apo jo ok e politikës, pasi këto ndryshime kërkojnë edhe shumcë votash.
Ne piken 1 te nenit 17 pas germes e) shtohet germa e) me kete permbajtje: “e) Sektori i Ndihmes Ligjore” Neni 2 Ne nenin 12 pika 4 ndryshohet si vijon:
“4. Ne perfundim te mandatit te prokurorit te posacrem, Keshilli i Larte i Prokurorise, brenda tre muajve, e emeron ate pa konkurim ne Prokurorine e Pergjithshme, ne prokurorine e Apelit, ose me kerkese te prokurorit ne pozicionin e drejtuesit te prokurorise se rrethit. Prokurori i posacrem ruan te njejtin nivel page edhe pas perfundimit te mandatit”.
Prej disa kohësh prokurorët e SPAK kanë kërkuar që të ndërhyhet në ligj për të zgjidhur vakumin pasi nuk është përcaktuar e ardhmja e tyre në përfundim të mandatit, e po ashtu ata kanë kërkuar edhe të drejtë rikandimi. Por edhe ky propozim i Bashës duket se nuk pëlqen kërkesën e Prokurorëve të Posaçëm për të patur të drejtë rizgjdhje dhe vijim të mandatit edhe pas 9 vitesh.