Kryepolici Tiranës Tonin Vocaj ka firmosur dokumentin duke njoftuar dhe bërë plan masash se opozita dhe Aleanca për Teatrin të Premten do të protestojnë për 11 orë.
Sipas shkresë siguruar nga WebLajm, protesta nis në orën 10:00 paradite dhe pritet të zgjasë deri në orën 20:00 të mbrëmjes. Ende nuk dihet në qoftë se do të zgjasë realisht 11 orë, por Policia ka marrë masa për devijim trafiku dhe sigurim perimetri sigurie të institucioneve si Bashkia dhe Ministritë.
Ndërkohë Kryebashkiaku Veliaj ditën e Premte pritet të jetë në zyrë për të vijuar punën e tij si normalisht.
Protestat e mbajtur nga Opozita tek Bashkia kanë zgjatur më pak se orë dhe kanë patur një numër të vogël pjesmarrësish.