Një shqiptar është pjesë e një organizate kriminale ndërkombëtare që vepron në Greqi si skuadër vrasësish me pagesë.
Policia dhe Prokuroria e Greqisë kanë publikuar emrat dhe fotot e kësaj organizate që përbëhet nga 8 shtetas të nacionaliteteve të ndryshme, të cilët kanë kryer disa vrasje dhe ngjarje të tjera kriminale në shtetin grek.
Në mesin e tyre është edhe një shqiptar 26 vjeç. Ai quhet Xhonatan Pajo i datëlindjes 1.8.1998, nga Berati. Kjo është fotografia e tij e publikuar nga Policia Greke.
Anëtarët e tjerë të organizatës kriminale janë 3 nga Gjeorgjia, 1 nga Rusia, 1 nga Greqia dhe 2 nga Uzbekistani.
Prokuroria dhe Policia Greke i akuzon këta persona si përgjegjës për vrasjen e Yannis Skaftouros në Prill 2022, ekzekutimin e Vassilis Roubetis dhe dhëndrit të tij në Athinë në Qershor 2023, një tentativë vrasje në Pieria, zjarrvënien ndaj një automjeti në një parking makinash në Aspropyrgos dhe zjarrvënien ndaj një magazine industriale të prodhimit të duhanit.
Autoritetet greke i lidhin me këto ngjarje për shkak se kanë gjetur shenja gishtash dhe prova të tjera në vendngjarje që kanë qenë skenë krimi. Ndërkohë, ata kanë qenë të skeduar edhe më herët për aktivitet kriminal.