Një grup të miturish janë kthyer në tmerrin e policisë së tiranës pasi prej javësh grabisin duke thyer e bastisur biznese të ndryshme. WebLajm ka siguruar pamjet ku pak ditë më parë ata kanë bastisur një biznes që ndodhet përballë Ministrisë së Drejtësisë në Bulevard.
Pas ngjarjes ata janë identifikuar dhe arrestuar nga policia po për shkak të moshës janë lënë të lirë nga gjykata.
Shënim, orari i grabitjes është 10 ditë më parë në 12.15 të mbrëmjes, kur në Bulevard siç duket nga pamjet ka ende lëvizje kalimtarësh dhe mjete.
“BabyGang” apo “Skifterat” e mitur duket se me mbrojtien e moshës kanë sfiduar jo vetëm viktimat e tyre por Policinë dhe Ligjin pasi në disa raste ata kanë gtabitur nga 2 e tre herë të njëjtat biznese.