Në këtë moment festiv të pashkës Ortodokse me energjinë pozitive dhe solemne, urojmë jo vetëm çdo besimtar, praktikant, kler apo ish kler. Festa i takon të gjithëve.
Ajo që duam të ndajmë sot me ju lexuesit tanë e jo vetëm është: mania e një fantazie për të folur nga ekrani si i dërguari i “perëndisë” versus Prokurorisë SPAK-ut kur interesi publik është i lartë.
Spak ekziston nga 19 dhjetor 2019, si pjesë e ligjit 95/2016 por ndoshta shumë pak e nga ata që flasin çdo ditë e çdo natë për Spak e dinë: ku hyhet, ku dilet, si punohet, si hetohet, si është proçedura e në fund si komunikohet me publikun dhe median.
Në lëmin e “gazetarëve” të vetshpallur të cilët me të drejtë dikur ankoheshin për trillime gazetareske është edhe Arjan Curri. Prej disa mbrëmjesh në prime time ai i flet me vetëbesim dhe autoritet shqiptarëve se si ai ka ndikuar që Spak të mos arrestojë Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin dhe oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit u detyruan të përdorin kodin (abort) për dështimin e operacionit pasi Curri i dekonspiroi dhe i nxorri ata zbuluar.
E deri këtu as më kundërshtari i SPAK sdo e kish besuar por ja që për Currin dhe audiencën e tij të privilegjuar në ekranin kombëtar Top-Channel kjo paska ndodhur.
Shih videon e deklaratës së Arjan Currit
👇
Ne gazetarët e terrenit në SPAK jo vetëm nga kureshtja, por nga sfida e humbjes së lajmit nuk lamë gurë pa lëvizur! Vërtet, Curri ka të drejtë? Por jo zyrtarisht Spak konfirmon për disa nga ne se ajo deklaratë është lajthitje. E fundja për disa K (wiews) njeriu merr përsipër të vër në dyshim ata që prej vitesh, muajsh e çdo ditë ndershmërisht duke pritur rrogën punojnë në oborrin e prokurorisë. Në kushte aspak të barabarta me ata në komoditetin e megallomanisë dhe prozhektorët e studiove dhe honorareve që 60 deri 120 minuta kushtojnë sa 1 javë pune në terren për Reporterët!
E fundja kjo është e ardhmja Media e K-ve (klikimeve) në rrjtetet sociale e youtube, internet apo gjetkë.
Por e shkuara tregon se i nderuari z.Curri që sot ka nisur të flas si gazetar i SPAK është një Prift i mbetur në tentativë!
Me emrin e dikurshëm Aleks Curi ai kritikonte mediat për trillime ndërsa sot trillon nga komoditeti kolltuqeve në media! Vallë përse?
Përse e ka ndryshuar emrin z.Curri, nga Aleks në Arjan?
Përse z.Curri u largua nga Manastiri Ardenicës?
z.Curri e cilido është i lirë jo të komentojë, por pse jo e të konkurojë me këdo në hapsirën e tij për ti’u drejtuar publikut. Qoftë edhe për dosjet e Spak apo prangat e Spak, por as ai e askush smundet që të shfrenojë fantazinë duke thënë të pavërteta që arrijnë deri në “aborte aksionesh”.
Këto janë fotot e zotit Curri me profesionin e tij si prift të cilin e ka braktisur vite më parë. Po ashtu ne foto edhe shkrimi që mban emrin e z.Aleks Curri i cili me të drejtën e tij thotë se media duhet të merret me faktet dhe jo trillimet.
z.Curri po ju kur flisni në media pse nuk i referoheni fakteve apo dokumentave por flsini dhe më keq akoma thoni të pavërteta dizinformuese!
Për ata që SPAK e dinë një hapsirë se mund të shtojnë K, gabojnë. Spak është insititucion që me publikun komunikon zyrtarisht dhe nëpërmjet reporterëve të akredituar pranë tij.
Modelet si zoti Curri janë shtuar shumë, ne i urojmë suksese pasi historia ka treguar se mund të jesh gazetar i mirë edhe nëse nuk ke studiuar për këtë fushë por jo duke abuzuar dhe lidhur me mitologjinë faktet dhe realitetin.
shënim: këto fakte dhe shkrimi, janë verifikuar dhe punuar nga një grup gazetarësh terreni të akredituar pranë SPAK!