Një sasi kanabisi është sekuestruar në doganën e Kapshticës këtë të hënë.
WebLajm mëson se 3 persona që udhëtonin me makinë transportonin një sasi prej 60 kg kanabis.
Trafikantët po udhëtonin në dalje të Shqipërisë në drejtim të shtetit grek.
Tre transportuesit janë arrestuar, ndërsa lënda narkotike është sekuestruar.