WebLajm mëson se prokurori që ka rihapur hetimet në Spak, pezulluara për një fraksion te krimet e rënda është Alfred Shehu.
Ai ka thirrur për deklarime Bardhin më dt.15 maj, ndërsa rihapja e hetimeve ende nuk dihet nëse është me kallëzim apo kryesisht.
Shehu para emërimit në Spak ka qenë prokuror në Elbasan e po ashtu ka hetuar dhe ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani i vrarë nga shoqëruesi i Gazment Bardhit në kushtet e vetëmbrojties.
Bardhi ka kërkuar nga Spak të hetojë rolin e Olsi Ramës, ndërsa ky i fundit e paditi Bardhin në Spak për fyerje e kallëzim të rremë. Kjo padi u pushua nga prokurori Elvin Gogaj me argumentin se Bardhi ska bërë kallëzim.