Një atentat i tipit mafioz është shënuar mbrëmjen e sotme në rrugën Mesologjiu në Athinë.
Një çift shqiptarësh u qëlluan me breshëri plumbash në automjetin e tyre, ku Roan Brahimi njohur edhe me emrin (Sidorel Prendi) mbeti i vrarë dhe Katerina Beqo e plagosor.
Viktima njihet gjerësisht për drejtësinë shqiptare dhe rezulton i shpallur në kërkim nga autoritetet për atentatin që u ngrit ndaj Ylli Brahimit, ngjarje e shënuar në muajin korrik të vitit 2022, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi, 28 vjeç.
Roan Brahimi gjithashtu njihet si rival i Ervis Martinaj, i njohur si “bosi” i lojërave të fatit, i cili u shpall i zhdukur në muajin Gusht të vitit 2022 dhe ende nuk ka informacion mbi fatin e tij.
Sipas informacioneve, atentati i mbrëmjes së sotme ndodhi në pak sekonda, ndërsa policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve.
Në hyrje dje dalje të qytetit janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.