Dita që e kam njohur familjarisht Antoneta Sevdari i përket afro 4 viteve më parë. Në një piceri në Kryeqytet, ku edhe pas shkarkimit të padrejtë nga detyra të Netës si prokurore ajo familje sishte dorëzuar / sishte mposhtur / ishte e lënduar dhe buzqeshte.
Sot ditën e drejtësisë më 10 Maj kur shumica mblidhej sallave të hoteleve dhe korridoreve për të zgjidhur kolapsin e dosjeve dhe mungesën e magjistratëve, ajo ngjiti shkallët e KPA-s.
Kolegjit të posaçëm të apelimit, atij kolegji i cili me gjyqtar që fshehën të shkuarën dhe shkelën ligjet shkarkuan edhe Netën! E jo vetëm Netën, e disa magjistratë të vlefshëm si ajo.
Znj.Sevdari sot u rikthye në punë duke bërë që vettingu i pakontestueshëm të faktohet si i gabueshëm dhe rëndë madje!
Ata që e shkarkuan sot duhet të thonë:
Na fal znj. SEVDARI
Ata duhet të largohen tani kokë ulur nga kapja e drejtësisë.
Buzqeshja e një gruaje fitoi🤗😁🫂