Në ditën e drejtësisë më 10 Maj kreu i Unionit të Gjyqtarëve z.Gerd Hoxha është shprehur nga punimet e asambles së Unionit se gjyqtarët sjanë Korporatë por pjesë e Komunitetit.
Ai tha po ashtu se facilitetet e krijuara për gjyqtarët janë jo personale por në shërbim të dhënies së një drejtësi më të mirë për shoqërinë dhe publikun.
Hoxha preku edhe vendimin e KLGJ-s për afatet e gjykimit dhe sasinë e çështjeve për gjyqtarë. Ndalur tek vakancat z.Hoxha tha se ato duhet të shpalleb pasi togat e zeza kanë 4 deri në 5 fish ngarkes mbi normalen, ku një gjyqtar jep deri në 5 vendime në dit.
Një ndër shkaqet e stokut të Dosjeve sipas Hoxhës janë vakancat e shkaktuara edhe nga vetting.
E pranishme në këtë takim të gjyqtarëve kryetarja e KLGJ-s u shpreh se togat e zeza duhet të jenë bashkë dhe pandasi.
Llagami shtoi se stoku i dosjeve se pa ndërhyrje në ligj smund të ulet kjo ngarkes e lartë e dosjeve. Mënyra si u bë vetting tha Llagami ndikoi në këtë stok të dosjeve që është shumë i lartë, 4 gjykata janë në nevojë.
Apelet, Gjykata e Tiranës dhe ajo Administrative janë të mbingarkuara me dosje tha kryetarja e KLGJ.
Nga 408 kemi vetem 248 gjyqtarë tha Llagami duke sqaruar se i kanë kërkuar qeverisë yë shtoj staf ndihmës ndaj togave të zeza, me një skemë ndihmës ligjorë.