Burime për WebLajm bënë me dije se komunikimet në aplikacionet e koduara Sky ECC Enchro Chat kanë zbuluar përfshirjen e zyrtarëve të policisë, biznesmenëve dhe anëtarë të grupeve kriminale.
Pas aksioneve të para, një tjetër operacion kombëtar pritet të realizohet në pak ditë.
Kjo pas vendimeve për masa sigurie që do të miratohen nga Gjykata e Posaçme.
Edhe pse në formularin e plotësuar nga policia rezultoi se askush nuk pranoi të kishte përdorur aplikacionet Sky ECC apo Enchro Chat, hetimet e SPAK dhe kodet e ardhura nga Belgjika e Franca kanë zbuluar tjetër realitet.