WebLajm sjell pamjet e nëndetëses të ndërtuar nga shqiptarët, të cilët sipas policisë italiane do ta përdornim atë për trafik droge.
Ky hetim u ndoq nga Interforzë, Policia Kriminale dhe nga Karabinierët e Torinos.
Në kërkim janë 3 persona dy vëllezër nga Dibra dhe një nga Gjirokastra. Ndërsa një shtetas nga Vlora sapo është rikthyer në Itali është prangosur.
Burime për weblajm bënë me dije se kjo nëndetëse është testuar disa ditë më parë në një liqen në zonën e Avigliana të Torinos nga anëtarët e grupit kriminal.
Për këtë operacion Policia Shqiptare njoftoi se:
Prej orëve të para të mëngjesit, strukturat e Policisë së Shtetit janë përfshirë në një operacion të përbashkët me Policinë italiane, të koduar “Car Wash”.
Operacioni, i iniciuar dhe aktualisht në zhvillim në Itali, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e pjesëtarëve të një organizate kriminale për trafikim lëndësh narkotike.
Si rezultat i punës hetimore, shkëmbimit të informacioneve dhe veprimeve të tjera operacionale, të përbashkëta me Policinë italiane, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Car Wash”, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. B., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe U. B., 36 vjeç, banues në Dibër, vëllezër, si dhe shtetasit E. P., 39 vjeç, banues në Tiranë dhe B. G., 31, banues në Vlorë.
Të 4 këta shtetas akuzohen nga autoritetet në Itali, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
Vijojnë kërkimet, kontrollet dhe veprimet e tjera operacionale, të koodinuara me Policinë e Italisë, me qëllim lokalizimin dhe vënien në pranga të 4 shtetasve të shpallur në kërkim.