Audi A3 ngjyrë blu e errët është makina që kishte në përdorim autori i vrasjes së policit në Fier mesditën e së hënës.
WebLajm ka siguruar foton e automjetit të braktisur nga 23-vjeçari Asllan Mërnica pasi vrau efektivin e “Shqiponjave” Novruz Cenaliaj.
Ai e braktisin mjetin në shtëpinë e dajës së tij dhe prej andej u largua në këmbë dhe ende vijon të jetë në arrati dhe në kërkim nga dhjetra forca policore.

Makina Audi rezulton të jetë në pronësi të një shtetasi me iniciale G.N.
Vrasja e efektivit dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të çastit. Viktima dhe autori debatuan se kush ka të drejtën e kalimit me makinë në rrugën e ngushtë të fshatit.
Të dy dolën nga makinat dhe në debat e sipër sherri agravoi kur 23-vjeçari Asllan Mërnica vrau me një plumb në kokë efektivin e “Shqiponjave” Novruz Cenalia, duke e qëlluar me pistoletë.