Një krim i rëndë ka tronditur Greqinë në orët e para të mëngjesit të sotmë. Një grua shqiptare 40 vjec është lënë e vdekur në mes të rrugës në Menidi. Viktima ishte goditur me thikë dhe kishte humbur jetën si pasojë e gjakderdhjes.
Një grua e cila po hapte dyqanin e saj në zonë rreth orës 05:00 sipas orës lokale, dëgjoi thirrjet e shqiptares që bërtiste “ndihmë ndihmë”. Ajo lajmëroi policinë por ishte tepër vonë.
40-vjecarja nga Shqipëria, e quajtur Enkeleida Danaj, kishte humbur jetën.
Policia greke është duke hetuar në dy pista. E para është mundësia e një grabitje.
Ndërsa pista e dytë, ku janë fokusuar më shumë hetuesit, është që shqiptarja të jetë vrarë nga bashkëshorti i saj Eduard Danaj. Ky i fundit nuk po gjendet dhe po kërkohet. Shto këtu faktin që ai ka një historik për dhunë në familje.
Viktima kishte denoncuar 3 herë në polici bashkëshortin për dhunë në familje gjatë viteve të ndryshme.
Denoncimi i parë ishte bërë më 3 Prill 2023, i dyti më 18 Shtator 2022 dhe denoncimi i fundit më 7 Maj 2024.
Shqiptarja ishte nënë e dy fëmijëve.