Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përgëzuar operacionin e SPAK që ka lëshuar dhjetra urdhër-arreste për personazhe të njohur të botës së krimit në disa qytete të vendit në kuadër të hetimeve “Metamorfoza 2”.
Balla thotë e ky operacion i SPAK është përgjigje për ata që thonë pse nuk goditen kokat e krimit.
“Përgëzoj SPAK dhe prokurorët që kanë drejtuar hetimin. Falenderoj Policinë e Shtetit, është një operacion që ndërlidhet, me personazhe të krimit në Shqipëri që janë aktiv jo vetëm në Shqipëri por edhe në disa vende europiane përfshirë edhe Spanjën. Operacione te tilla të vijojnë të konsolidohen për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Kjo është një përgjigje për ata që thonë po kokat pse nuk goditen”, është shprehur ministri Balla.
Taulant Balla ndodhet në Spanjë në një vizitë pune.