SPAK lëshoi 43 urdhër-arreste të premten ndaj personazheve të njohur të botës së krimit në disa qytete të vendit, pasi u zbulua përfshirja e tyre në vrasje dhe krime të tjera.
Një pjesë e tyre janë arrestuar, ndërsa të tjerë janë shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e tyre.
Por kush janë disa nga emrat e njohur të botës së krimit për të cilët SPAK ka lëshuar urdhër-arreste?
1-Leonard Duka i arrestuar në Belgjikë pret ekstradimin për vrasjen e Santiago Malkos.
2-Erlis Duka në kërkim ende për vrasjen e Santiago Malkos.
3-Fatmir Hyseni alias Doçja në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos dhe atentatin ndaj Inez Hajrullës.
4-Arben Ndoka në kërkim, ish-deputet ndodhet në Dubai prej më shumë se një viti më parë, i përmendur në dosjen “Metamorfoza”.
5-Xhevi Ndoka, vëllai i Arben Ndokës arrestuar më herët për pronat komunikuar masa në burg.
6- Samuel Ndoka, nipi i Arben Ndokës.
7- Armando Ndreca, vëllai i deputetit Eduard Ndreca i arrestuar para disa javësh për kultivim droge në një stan në Lezhë, por brenda dy ditëve u la i lirë nga Gjykata.
8-Elvis Ndreca, djali xhaxhait të deputetit Eduard Ndreca.
9- Astrit Avdylaj në kërkim, për sigurim kushtesh për të kryer vrasje.
(I njohur në Dosjen 339. Ai u arrestua në vitin 2018, si pjesë e dosjes “339”, gjatë operacionit “Volvo 4” për laboratorin e kokainës që u gjet në Has. Është liruar nga qelia e paraburgimit. Vendimi që u mor të hënën lidhet me tejkalim të afateve procedurale hetimore).
10-Aldo Avdylaj, nipi i Astritit, sigurim kushtesh për të kryer vrasje.
11-Albert Zaja arrestuar në 2021 për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, komunikuar masa në burg.
12- Durim Bami në kërkim, i strehuar në Dubai, i akuzuar për sigurim kushtesh për të vrarë Marklen Hakën. Nga atentati që iu bë këtij të fundit më 21 shtator 2019 mbeti e vdekur halla e tij.
13-Naim Stafuka, vëllai i Enverit të zhdukur prej kohësh pa gjurmë. Burimet thonë se Durim Bami siguroi kushte për të vrarë Marklen Hakën dhe në këtë ngjarje u përfshi edhe Stafuka.
14-Marklen Haka personazh i njohur, disa herë i lakuar si i përfshirë në ngjarje kriminale, rezultonte i lirë por ruhej nga kundërshtarët disa prej të cilëve më herët i kishte miq e bashkëpunëtorë.
15-Santilo Basho i skeduar më herët, vëllai i Tesi Bashos i skeduar gjithashtu dhe i arratisur nga burgu, masa i është komunikuar në burg.
16-Plaurent Dervishaj, kunati i Lul Berishës, në kërkim si pjesë e bandës së Durrësit. Gjykohet për vrasjet e 2005 ndaj Vajdin Lames e Klodian Saliut.
17-Lulzim Berisha, i arrestuar në Spanjë pjesë e grupit të Durrësit, i akuzuar për vrasjet e 2005 Vajdin Lames e Klodian Saliut, gjykohet në mungesë.
18-Viktor Imeri, në burg për vrasjen e Klodian Saliut e Vajdin Lames, iu komunikua masa në burg.
19- Endrit Dokle, ish-anëtar i bandës së Durrësit, doli nga burgu më 14 janar 2020, ku në fakt duhet të qëndronte përjetë me vendim të gjyqtares së Krujës Enkeleda Hoxha.
20- Ervis Doçi njohur si “Visi i Pojës”, në kërkim. Nga kontrollet në Shkozet të Durrësit janë sekuestruar shuma të mëdha parash. Bëhet fjalë për miliona Euro që janë konstatuar në banesë, sipas burimeve konfidenciale. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme janë sekuestruar edhe automjete, mes tyre të blinduara.
21-Denis Meta kapet në Spanjë.
22-Arjan Tuku kapet në Itali.
23-Mir Bruli, kushëri i Pëllumb Gjokës, biznesmen i njohur në Velipojë.
24- Henrigert Mitri, ish-drejtues i Policisë Lezhë, në kërkim.
25-Klodian Shahini, ish-punonjës policie kufitare, në kërkim.
26-Altin Morina, ish-efektiv i RENA-s, arrestuar rreth dy vite më parë me 113 mijë Euro në makinë, i liruar nga qelia. Gjithashtu i shpallur në kërkim.