Hetimet e Spak kanë zbuluar se dy zyrtarët e lartë të policisë Klodian Shahini dhe Heringert Mitri gënjyën teksa dorëzuan formularin e përdorimit të komunikimeve sekrete.
WebLajm mëson se si Shahini e Mitri dorëzuan të bardhë formularin pranë drejtorive të burimeve njerzore e më pas në Agjencinë e Mbikqyrjes Policore.
Vetëdeklarimi për përdorimin e SkyEnchro për të gjithë efektivët ishte një kërkesë e Ministrit Balla, por kjo nuk i ka penguar këta dy policë të gënjejnë dhe të vijonin të ishin në detyrë.
Mitri çdo ditë shkonte në punë në drejtorinë e përgjithshme teksa kolegët s’mundën ta arrestonin pasi ai është arratisur.
E teksa hetimet për SkyEnchro janë thujase në fillimet e tyre në rradhët e uniformave blu, burime ekskluzive për weblajm bënë me dije se janë mbi 100 efektivë edhe në rangjet drejtuese që kanë gënjyer me formularët e dorëzuar në AMP.
Ata janë përgjigjur se nuk kanë përdorur SkyEnchro, por e vërteta është se jo vetëm e kanë përdorur por kanë qenë aktiv duke shkelur ligjin edhe teksa kanë ndjekur hetime ndaj krimit dhe zyrtarëve të lartë.
Shahini kishte SkyEnchro me kod ODAKH8 dhe Mitri ECHP00.