“Lufta ndaj mafies dhe korrupsionit, si problem i parë për t’u zgjidhur në vendin tonë të bukur e fatëkeq, nuk duhet të ishte vetëm një formë lufte ndaj mafies, por një lëvizje kulturore dhe morale që duhet ti përfshijë të gjithë”.
Këto ishin fjalët e Paolo Borsellino, shoku dhe miku më i ngushtë i Giovanni Falcone, në varrimin e Falcones, më 20 qershorë 1992.
Borsellino e dinte që, ashtu si Falcone, edhe ai kishte marrë një rrugë pa kthim për jetën e tij fizike, por, ai dinte edhe që ata të dy ishin kthyer në një simbol shprese për shumë të rinj që ëndërronin një jetë më të mirë në vendin e tyre. Borsellino e dinte shumë mirë që, Giovanni Falcone nuk vdiq më 23 maj 1992. Ai vdiq, në mënyrë figurative, më 19 janar 1988. Momenti kur, Këshilli i Lartë i Magjistraturës, preferoi në krye te Gjykatës, kundështarin e tij, Antonino Meli. Për Falconen do kishte qënë më mirë ta kishin vrarë atë ditë. Ai e dinte që ishte bërë i padurueshëm për politikën e lidhur me mafien, për drejtësin e çoroditur, edhe për botën mediatike e cila nuk pushonte duke e kritikuar si “shumë të ashpër”.
Falcone nuk u tërhoq asnjëherë. Përkushtimi ndaj drejtësisë ishte shumë më i madh se sa edhe ai mund ta mendonte. Ky përkushtim bëri që, ai të sillte mënyra inovative në luftën anti-mafia. Risit dhe profesionalizmi i tij bëri që rreth tij të krijohej një aureolë e fuqishme, në veçanti për njerzit po aq të përkushtuar dhe profesional si ai.
Ky grup magjistratësh do të formonte “njësin antimafia”, e cila lindi fillimisht si ide e Roko Kiniçit. Pas vrasjes makabre të Kiniçit në një atentat mafioz, njësia antimafia u drejtua nga Antonio Kaponeto, por gjyqtari simbol igrupit ishte Giovanni Falcone.
Falcone kuptoi që për të luftuar grupet mafioze duheshin ndjekur dhe hetuar pasurit e eksponentëve mafioz. Duheshin gjetur e ndërtuar në hetimet e tij rrugët e kalimit të parave që shoqëronin trafiqet e mafias dhe duhej ndërtuar një panoramë komplekse e mënyrës së organizimit dhe funksionimit të mafias.
Asnjë magjistrat deri në atë moment nuk kishte guxuar të hetonte të gjitha linjat e mundshme të lëvizjes së mafias.Lëndët narkotike bliheshin në Amerikën e Jugut, shiteshin në SHBA, ndërkohë që drejtuesit ishin në Itali. Mbledhja e fakteve dhe ndërtimi i rasteve të tilla kërkonte hetim ndërkombëtar që në vitet 80-të ishte diçka akoma e pazakontë për jurispudencën italiane.
Hetimi i pasurive dha menjëher rezultatet e para revolucionare, pasi bosë të ndryshëm mafioz ishin të implikuar në transaksione të shumave të mëdha.
Momenti i kthesës së hetimeve të Falcone, lidhet me dëshmitë e mafiozit Tomazo Busheta, i cili arrestohet më 23 tetor 1983 në Brazil. Busheta, ishte i përfshirë në luftën për hakmarrje që kishte lindur midis fraksioneve të mafias siçiliane, kundërshtarët i vrasin dy fëmijë, një vëlla, një dhëndër, kunatin dhe katër nipat e tij. Mafia italiane ishte ne kulmin e luftës së saj midis rivalëve.
Busheta në fillim nuk pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë, madje tentoi vetvrasjen, por pas ekstradimit nga brazili në itali, pas disa muajsh filloi të bashkëpunojë. Deshmitë e tij treguan fytyrën e vërtetë të mafias dhe zbuluan konceptin e “omertas“, pra, heshtjen për temat e organizimit mafioz.
Falcone, duke parë që në Itali ishte shumë e vështirë siguria e Bushetës (të cilit pas ekstradimit nga brazili i vranë edhe një vëlla tjetër), kërkoi transferimin e tij në SHBA (New York), duke ju vështirësuar edhe më shumë puna. Vështirësit dhe mbyllja totale me ambientin e jashtëm (Falcone jetonte në një shtëpi që i përkiste burgut të Asinara, Palermo) nuk e dekurajuan Falconen, madje e shtyn që të shkruante më shpejt raportin prej 8 mijë faqesh për gjykimin e 475 të hetuarve për aktivitete të ndryshme kriminale të lidhur me mafian. Kështu nisi ”maksi-proçesi” ndaj mafias italiane. Sentenca përfundimtare e 16 dhjetorit 1987, dha 360 dënime dhe në total 2665 vite burg për të gjykuarit.
Sentenca e “maksi-proçesit“ shkundi themelet e mafias italiane dhe menjëherë filluan lëvizjet e para në ambientin politik. Fillimisht, më 1986, shoku dhe kolegu i ngushtë i Falcones, Poolo Borsellino, largohet nga “njësia antimafia” dhe dërgohet si Kryeprokuror në një qytet më të vogël, Marsala. Më 1988, Këshilli i Lartë i Magjistraturës, pas një votimi të diskutueshëm, emëroi Antonio Melin si drejtues i Gjykatës së Palermos.
Meli ndaloi mënyrën e hetimit të Falckones, duke dekurajuar hetimet e e vrullshme te ndershme dhe te nevojshme për të luftuar mafian italiane.
Ngjarjet vijnë njëra pas tjetrës dhe pengesat shtohen çdo dite për magjistratin e ndershmë Falcone, dëri sa në datën 23 maj 1992 një bashkimi i gjithë urrejtjes ndaj punës së prokurorit, guximit të tij dhe bashkëpunëtorëve të tij, vendoset të goditet mizorishtë dhe në mënyrën më brutale.
Giovanni Falcone nuk mundë të ndalej në rrugën e tij përveçse duke i marrë atij jetën fizike me anë të një atentati gjakatar.
Pas vrasje se Giovanni Falcones, mafia dhe gjith llumi i shoqërisë nuk ndaloi së godituri, kërcënuar dhe “ndëshkuar“ magjistratët e pakorruptuar e të ndershëm , derisa pas afërsishtë dy muajsh, mafia arriti që në datën 19 Korrik 1992 të vriste në mënyrë makabre edhe Paolo Borsellinon e shoqëruesit e tij.
Saga e vrasjeve të prokurorëve dhe bashkepunëtoreve të tyre ka vijuar dhe vijon ende edhe sot e kesaj dite!
Vrasjet kryhen herë fizikishtë, herë herë shpirtërishtë, vrasje në emër të moralit mafioz e herë pas here në ditët tona duke shfrytëzuar boshllëkuan apo vakumin ligjor, interpretimin e gabuar te normave ligjore,etj, kryhen goditje ndaj prokurorëve…
Vrasjet e prokurorëve duhet të parandalohen, të dënohen e të mos ekzitojnë, sepse ata jetojnë, punojnë dhe kryejnë detyrën më të vështirë të një shoqërie demokratike. Ata, prokurorët, së bashku më magjistratët e tjerë në Gjykata kanë peshën madhore që të merren me problemet më të vështira të një shoqërie të lirë dhe demokratike, ndërkohë që gjenden në sytë e publikut dhe organeve monitoruese të cilat shpesh herë i imagjinojnë magjistratët sikur ata të ecin në të njëjtën rrugë me baltë në të cilën ecin shkelësit e ligjit e keqbërësit e shoqërisë.
Sot ishte një ditë për të kujtuar Giovanni Falconen,Paolo Borsellinon, e një numër shumë të madhe magjistratësh të cilët kanë dhënë jetën, për drejtësi. Sot është dita të nderojmë e të respektojmë të gjithë atë grup magjistratësh qe japin çdo ditë nga jeta e tyre për shoqërinë tonë, derdhin djersë, punojnë me orë të gjata,marrin kohën që i duhet kushtuar familjes, damkosen,baltosen, perfliten si njerzit e këqinj të shoqërisë, si te bezdishmit e jetës publike, si me të ashpërit se sa duhet,etj, etj, dhe në fund dikush kujtohet,mendohet, dhe kujdeset nëse duhen riedukuar apo jo edhe shpesh herë dërgohen padrejtësisht për riedukim!
Kurrë mos i mungofshin vendit idealistë dhe heronjë që punojnë për veten e tyre,familjen e tyre, vendin e tyre, që punojnë për ligjë dhe drejtësi.
Përse i vrasin Prokurorët?
● Përgjigjen e kanë dhënë mijra qytetar të italisë,të cilët vërshuan në protesta popullore rrugëve e shesheve të Palermos në vitin 1992!