Pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara botës së krimit dhe korrupsionit do të shërbejnë për fluksin turistik. Emisioni “FactCheck” mëson ekskluzivisht se këto prona do të jepen me qira nga ditore në javore dhe sezonale për të huajt apo vendasit.
Pas kësaj deklarate të bërë më 22 shkurt 2024 dhe një koordinimi mes Prokurorisë dhe Ministrisë së Brendshme, emisioni FactCheck ka mundur të mësojë ekskluzivisht se Pronat e sekuestruara dhe konfiskuara botë së krimit do të jepen me qira nëpërmjet platformave botërore si Airbnb dhe Booking.
Ky projekt është në fazën finale të testimit dhe pritet shumë shpejt që pronat të cilat sot nuk prodhojnë të ardhura të jenë efiçente edhe përgjatë sezonit turistik i cili thuajse është hapur në të gjithë vendin. Shumica e pronave të sekuestruara e konfiskuara bosëve të krimit dhe korrupsionit rezultojnë se janë nga apartamente deri në hotele e resorte ne zonat turistike të vendit.
Vështirësia e hasur deri më tani është se shqiptarët kanë refuzuar të marrin këto prona për shkak të konflikteve që mund tu vinë nga grupet kriminale edhe përse ato administrohen nga shteti. Qasja e re e dhënies me qira, nga ditore në sezonale nëpërmjet Airbnb dhe Booking pritet të shtojë të ardhurat edhe për agjencinë e administrimit të aseve e po ashtu edhe për buxhetin e shtetit.
Marrë nga Emisioni “FactCheck” MCNTV