Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shkarkuar nga detyra kryetarin e saj, Alfred Ballën, duke i ndërprerë mandatin pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelit.
Në mbledhjen e sotme që zgjati disa orë ku nuk munguan as debatet mes anëtarëve, vendimi për ndërprerjen e mandatit të Alfred Ballës u mor me 9 vota pro.
Kujtojmë se javën e kaluar, KPA vendosi përjashtimin me 15 vite nga sistemi i drejtësisë të Alfred Ballës.