Qëndron në arrest shtëpie prej 30 dhjetor 2023 duke mos u paraqitur në punë si deputet i parlamentit, administrata e kuvendit i ndërpret pagën z.Berisha.
WebLajm ka mësuar ekskluzivisht se kreut të opozitës në cilësin e deputetit të zgjedhur i është ndalur rroga. Sali Berisha vetë edhe nëpërmjet avokatëve ka kërkuar disa herë si në SPAK dhe Gjykatë, leje të paraqitet në punimet e kuvendit, pork jo kërkesë e tij është refuzuar.
Ky vendim i administratës së Kuvendit është në fuqi prej Janar 2024, ku z.Berisha i është ndalur paga dhe shërbimet e tjera mbështetëse që përfiton një deputet sipas ligjit. Përpara z.Berisha, Kuvendi i ndali Pagën ish deputetit dhe ish numrit dy të qeverisë shqiptare z.Arben Ahmetaj i cili tashmë e ka humbur mandatin dhe ndodhet në arrati.
Për kolegët gazetar, Ky lajm është botim i WebLajm dhe në respekt të Profesionit mos kopjoni por citoni burimin!