Jeta e gazetarëve, operatorëve e fotoreporterëve të terrenit u rrezikua seriozisht sot gjatë protestës së opozitës përpara Bashkisë së Tiranës.
Një bombë molotov e përgatitur nga protestuesit u hodh pranë gazetarëve që ishin të rreshtuar duke raportuar për protestën e opozitës.
Gazetarët dhe operatorët u larguan me nxitim sapo panë para këmbëve të tyre bombën e molotovit.
Pak sekonda u desh që kjo bombë artizanale të shpërthente, fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Kësaj radhe fati ishte me punonjësit e medias të cilët arritën të largoheshin në kohë.
Ngjarja është dënuar nga gazetarët, mediat dhe organizatat.
Kjo pamje është një apel për politikën, shoqërinë, median, e të gjithë ne. Pas 3 dekadash statusi është mbrojtja e munguar.
Statusi social-ekonomik lidhet vetëm me kushtet e punës, sigurinë ekonomike dhe juridike nga çdo rrezik qoftë edhe afatgjatë apo me pasoja të parikuperueshme për jetën dhe shëndetin e secilit nga punonjësit e medias në terren.