Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur avokatin Sokol Mëngjesi.
Ky i fundit është një nga avokatët e ish-Kryeministrit Sali Berisha.
I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ndërkohë, vajza e Berishës, znj.Argita Malltezi, ka shkuar në Spitalin e Traumës për të parë nga afër avokatin e Mëngjesi ku ndodhet i shtruar.