Një shtetas rus i identifikuar Aleksander Bobovnikov 57 vjeç është vënë në prangat e policisë shqiptare në Rinas.
Ai ndodhej në kërkim nga shteti rus për veprën penale të mashtrimit. Më herët ai është ndaluar në Firence por gjykata italiane ka ndaluar ekstradimin për shkak të natyrës politike të çështjes për të cilën kërkohej në vendin e tij.
Bobovnikov thotë se ka ardhur në Shqipëri për të festuar ditëlindjen në Gjermani dhe erdhi në Shqipëri me miqtë e tij gjerman, Mësohet se Bobovnikov me profesion neurokirurg, është shprehur më herët kundër luftës në Ukrainë nga Rusia dhe kundër pushtetit të Kremlinit. Këtë të enjte në orën 12:00 zhvillohet në Gjykatën e Tiranës seanca për vlerësimin e masës së sigurisë. 67 vjeçari disponon edhe pasaportë izraelite.
Vendet e Bashkimit Europian e kanë refuzuar arrestimin e tij, ndërsa aktualisht mbetet të shikohet cili do të jetë qëndrimi i drejtësisë shqiptare.