Detyrim paraqitje me argumentin se ka fëmijë të vogël për të rritur, është masa e kërkuar nga prokuroria për Regina Omerin.
Ndërsa e njëjta masë është kërkuar edhe për Ervis Hasanaga, gazetarin i cili hidhte lajme të rreme përkundrejt pagesës 600 euro.
Në kërkim vijon zyrtari i lartë i AMP-s Durrës Kushtrim Selimi.
Omeri dhe Selimi rezultojnë edhe lidhje familajre e zyrtarëve të lartë në SHISH.
WebLajm mëson se kjo dosje pritet ti kalojë Spak, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Formalisht pritet që gjykata penale tiranë të vendos nesër, pas kërkesave të bërë nga prokuroria. Proçedurialisht gjykata smund të japë masë më të rëndë të kërkuar nga organi proçedues.