Avokatët e Durrësit kanë vendosur të bojkotojnë të gjitha seancat gjyqësore civile dhe penale në Gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Vendimi u mor nga Dhoma e Avokatisë Durrës për shkak se Gjykata e Durrësit nuk i lejon avokatët që të presin në katet e godinës ku janë sallat e gjyqeve, por u kërkon që të qëndrojnë në pritje në ambientet e jashtme.
Për këtë arsye, avokatët e Durrësit kanë paralajmëruar bojkotimin e seancave nga data 3 Qershor deri në 7 Qershor, e më pas do të ketë një vendimmarrje tjetër.
![](https://www.weblajm.com/wp-content/uploads/2024/06/w1-740x1024.jpg)
Të nderuar!
Pas ezaurimit të gjitha mundësive për zgjidhjen e problemit së lënies së Avokatëve jashtë ambjenteve të Gjykatës Shkallës Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Dunës, si dhe mbledhjes së jashtëzakonshme të antarëve të Dhomës së Avokatisë Durrës, Kryesisë së Dhomës dhe Komitetit Drejtues, Dhoma e Avokatisë Durrës ka marrë vendimin për:
“…Bojkotimin e të gjitha seancave gjyqësore civile dhe penale”.
Përjashtim nga ka ky bojkotim bëjnë pjesë vetëm seancat gjyqësore për masat e sigurimit, zëvednësimin dhe shuarjen e tyre. Ky vendim ka efekt për datat 03.06.2024-07.06.2024, periudhë gjatë ose pas së cilës dhoma do të dal me një vendim të ri.
Sqarojmë se të gjithë avokatët të cilët do të rezultojnë se kanë marrë pjesë në seancat gjyqësore për të cilat me këtë vendim është bërë bojkotimi i tyre, Komiteti i Disiplinës do filloj procedim administrativ ndaj tyre.
DHOMA VENDORE E AVOKATISË DURRËS
KRYETAR
Av. Lorval PETANI