Kryeministri Rama dhe Georgia Meloni do të takohen nesër në Lezhë ku do të kenë e një konferencë për mediat. WebLajm mëson se Meloni sdo të vij në Tiranë, por takimi do të mbahet në Lezhë.
Agjenda
Ditën e nesërme (Datë 05 Qershor), Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni do të zhvilloj një vizitë zyrtare në Shqipëri në zonën e Gjadërit, Lezhë. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni do të vizitojnë zonën e Gjadërit që mbulon protokolli i bashkëpunimit Itali-Shqipëri për çështjet e migracionit në orën 11:15.
Në orën 12:00 Rama-Meloni do të zhvillojnë konferencë për shtyp.