V e n d i m
1.Bojkotimin e të gjitha proçeseve gjyqësore civile, penale dhe administrative në të gjitha nivelet e gjykatave përfshi edhe Gjykatën Kushtetuese, për tre ditë duke filluar nga dita e nesërme dt.05.06.2024.
2. Përjashtohennga proçesi i bojkotit çështjet penale me objekt caktimi, ndryshimi, zëvëndësimi dhe shuarje të masave të sigurimit.
3. Mospjesmarrja e avokatëve në proçeset civile dhe atminiatrative është aresye objektive për tu shtyrë proçeset nga ana e Gjykatave pa të drejtën e vazhdimit të proçesit në këto tre ditë.
4.Moszbatimi i këtij vendimi nga çdo avokat përbën shkelje të rëndë disiplinore ndaj të cilit do të bëhet proçedim disiplinor nga Komiteti i Disiplinës duke vendosur deri në heqie të liçensës.
– Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Dhomat Vendore të Avokatisë.
– Një kopje e ketij vendimi të depozitohet pranë çdo gjykate në të gjitha nivelet
– Gjithashtu të depozitohet kopje e vendimit në Klgj dhe Klp.
Këshilli i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë
Kryetari
Prof Dr. Maksim HAXHIA