WebLajm siguron foton e makinës së autorit Gerald Shehu që akuzohet se vrau Eraldo Nevruzin, recepsionistin e hotelit “Greccia” në Dhërmi.
Bëhet fjalë për një fuoristradë Audi Q7 ngjyrë e bardhë me targa angleze DX65 YKR.
Automjeti rezulton me dokumente të skaduara në Angli.
Me këtë automjet, 43-vjeçari largoi nga hoteli ku e vrau, trupin e pajetë të 31-vjeçarit, që ende sot nuk është gjetur nga policia.
Më pas braktisi mjetin dhe u arratis drejt Greqisë. Ai u arrestua pasditen e së enjtes në ishullin e Korfuzit të Greqisë. Gerald Shehu është me dokumente të rregullta britanike dhe për këtë arsye kishte prerë biletën për të udhëtuar drejt Britanisë pas vrasjes.
43-vjeçari është dhëndri i hotelit ku ndodhi krimi. Nuk dihet shkaku përse ai e vrau recepsionistin. Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë, punonjës të hotelit, që e ndihmuan autorin të nxirrte trupin e viktimës.