Në vitin 2016 Parlamenti i hapi rrugë reformës në drejtësi. Zyrat që duhej të ktheheshin në shërbim të saj janë kthyer në magazine dosjesh të stivosura deri në tavan.
Emisioni FactCheck ka marrë disa përgjigje nga Prokuroria e Tiranës, duke sjellë paralelisht edhe pamje ekskuzive nga mjediset e brendshme të organit të akuzës. Më poshtë, disa shifra që tregojnë si funksionon puna e prokurorëve.
Prokuroria e Tiranës ka në organikë 90 prokurorë
Në listë prezencën aktuale janë 74 Prokurorë
11 prokurorë janë të komanduar në institucione të drejtësisë
16 prokurorë janë të pezulluar nga procesi i vetingut në pritje të vendimit të KPA
Mbeten 47 PROKURORË ATKIVË
7 prej tyre janë drejtues seksionesh. Me ngarkesë të plotë mbeten 40 prokurorë.
Nga 90 prokuror në Prokurorinë e Tiranës janë 40 prokurorë aktivë
Ngarkesa e Dosjeve / Materialet Hetimore
Përgjatë 1 viti kalendarik në Prokurorinë e Tiranës referohen 18 ,ijë materiale
Mesatarisht një prokuror merr 450 dosje për çdo vit, përfshi dosjen e mbartura, dosjet e të larguarve apo pezulluar nga veting
Numri mund të arrijë deri në 800 dosje në vit
Prokurori në Prokurorinë e Tiranës nuk ka sekretar, ndihmës
Duhet të administrojë vetë çdo shkresë apo material të ri për dosjen
Duhet të përfaqësojë akuzën në gjyq
Duhet të respektojë orarin zyrtar 08:00 – 16:00
MCN