Pas afro 5 orë qëndrim në spak të znj.Kryemadhi këtë të enjte ka mbërritur edhe ish Presidenti z.Ilir Meta. WebLajm mëson se z.Meta i është përgjigjur fletëthirrjes së prokurorit Sotir Kllapi. Në hyrje të Prokurorisë z.Meta ka anatemuar drejtuesin e Spak z.Altin Dumani duke thënë se ka ardhur të takoj Dumdumanin që nuk guxon ti përmend emrin Kryeministrit Rama e po ashtu ta hetojë. Në dalje pas 3 orë deklarime z.Meta ka akuzuar sërish kreun e SPAK, z.Dumani duke e etiketuar Dum Duman. Ai tha se është pyetur për gjëra koti dhe e gjitha sipas tij i bëhet pasi ai i ka dalë kundra Narkoshtetit të drejtuar nga kryeministri Rama.