WebLajm mëson ekskluzivisht se ndaj ish Ministres së Shëndetësisë znj.Ogerta Manastirliu sot Ministre Arsimi, Prokuroria e Posacme ka një hetim të hapur.
Referuar burimeve nga Spak weblajm.com, mëson se ndaj Manastirliut është regjistruar Proçedimi Penal me nr 81 i vitit 2024, për veprën penale shpërdorim detyre (neni 248).
Ishte kallëzimi PD-së që vuri në lëvizje Spak të nis këtë hetim.
Kallëzimi është bërë në Mars 2020 duke denoncuar asokohe shpërndarjen e maskave të skaduara dhe keqmenaxhimin e situatës së pandemisë.
Përgjatë muajit shkurt të këtoj viti Manastirliu u paraqit për herë të parë në Spak por pa sqaruar para mediave përse u pyet.
Ogerta Manastirliu duke dalë nga SPAK
Shënim:
Respekto etikën e gazetarisë, mos kopjo mos vidh lajme. Cito e Referohu burimit nëse e riprodhom këtë lajm!