Policia kufitare ka bllokuar dy mjete lundruese si dhe ka gjobitur drejtuesit e tyre me 1 milion Lekë të vjetra pasi kishin shkelur perimetrin e sigurisë ujore në plazhe.
Rasti i parë është në plazhin e Palasës, ku u bllokua një gomone që kishte shkelur perimetrin e sigurisë, duke vënë në rrezik jetën e pushuesve.
Rasti i dytë është në Zvërnec, ku shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare ndërhynë duke bllokuar një tjetër mjet lundrues gomone që kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre.
Shërbimet e Policisë Kufitare ndëshkuan pronarin e mjetit lundrues, shtetasin B. F., me masën administrative 100,000 lekë të rinj, si dhe bllokuan mjetin lundrues gomone në SPK Triport.