WebLajm ka mësuar se me porosi të Ministrit të Brendshëm efektivët e policisë së shtetit të cilët do të punojnë me sistemin 12 orësh kanë shprehur vullnetarisht pëlqimin nëpërmjet një formulari. Ndërsa leja vjetore në muajt korrik – gusht do të bëhet njëlloj si vitin e kaluar.
Të gjithë efektivëve në këtë skemë do tu njihet e drejta e lejes vjetore të paguar përgjatë muajit shtator e në vijim sipas grafikave në kordinim me burimet njerzore për çdo drejtori. Ndërsa një tjetër risi është se 12 drejtorët e qarqeve përfshidhe shefave të komisariateve të zonave turistike u ndalohet të largohen jashtë vëndit përgjatë sezonit turistik.
Rritja me 40% e turistëve të huaj e ka vendosur Policinë e Shtetit në një vështirësi të madhe, për shkak të numrit të vogël të efektivëve që ka policia shqiptare.
WebLajm ka siguruar edhe një kopje të urdhërit firmosur nga Rrumbullaku.
Comments 1