Një 23-vjeçar i armatosur me pistoletë është arrestuar në aeroportin e Rinasit pasi do të udhëtonte nga Shqipëria drejt Italisë.
Në pranga ra Daors Gashi nga Peja, i cili në çantën e tij kishte fshehur pistoletën së bashku me municion luftarak.
Arma u zbulua nga skenari në aeroport. Policia thotë se i riu do ta trafikonte pistoletën nga Shqipëria në Itali.
I riu akuzohet për trafik të armëve dhe municionit.


