WebLajm mëson se urdhëri numër 3245 i kryepolicit Muhmet Rrumbullaku që anulon lejet vjetore të Policëve do të paditet në gjykatën administrative. Shkak sipas burimeve për weblajm nga një grup efektivësh është fatura ekonomike krijuar atyre dhe familjeve pasi kanë prenotuar pushimet disa muaj më parë.
Kërkojm ndihmën tuaj. Kemi bërë prenontime për pushime kemi paguar që në muajin Maj dhe na pezulluan lejet e zakoneshme.
Ky është një nga dhjetra sms që kanē ngritur këtë shqetësim në redaksin e weblajm.com
Më tej efektivët thonë se do ti drejtohen gjykatës me kërkes padi, por shqetësimi i tyre mbetet humbja e pagesave pasi kanë rezervuar e paguar më herët sipas lejeve tē marra tek burimet njerzore.