Tre ish drejtorët e Bashkisë Tiranë Redi Molla, Taulant Tushe dhe Mariglen Qato do vijojnë qëndrimin në qeli.
Gjykata e Posaccme rrëzoi sërish kërkesën e tyre për zbutje të masës së sigurisë.Tushe, Molla dhe Qato u arrestuan në muajin mars të këtij viti me urdhër të Prokurorisë së Posaccme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”. Tre ish zyrtarët u lanë në masën “arrest në burg”, ndërsa pesë persona të tjerë në masën “detyrim paraqitje”, konkretisht Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Deborah Kecci dhe Englatina Zere.
Hetimi për këtë ccështje nisi në vitin 2023, për dy vepra penale “Shperdorim detyre” dhe “shkelje e barazise ne tendera”.Sipas Spak, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, e cila sipas hetimeve, ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë.Bëhet fjalë për 11 procedura tenderimi në harkun kohorë të 6 viteve, nga 2016 deri në 2022.
Kompania njihet dhe me dy emra të ndryshëm “Igor Electric” dhe “Vas construcion”.Pritet që hetimet për këtë ccështje të zgjerohen më tej, ndërsa në pyetje janë marrë një sërë personash.
Ky hetim ndiqet nga Prokurori Klodian Braho.