Shqipëria humbi 1 me 0 sfidën ndaj Spanjës mbrëmjen e të hënës me një gol të shënuar në pjesën e parë.
Humbja ndaj Spanjës dhe barazimi në ndeshjen tjetër i Kroacisë me Italinë bëri që Shqipëria të renditet e fundit në grup dhe të eliminohet nga Kampionati Europian 2024.
Në këtë kompeticion, Shqipëria humbi 2 me 1 ndaj Italisë në ndeshjen e parë, barazoi 2 me 2 me Kroacinë dhe humbi 1 me 0 ndaj Spanjës.
Pas ndeshjes, trajneri Silvinjo tha se është i kënaqur me lojën e futbollistëve dhe se largohen nga Europiani me kokën lart.