Tuneli i Llogarasë hapet për qarkullimin e mjeteve më 5 Korrik 2024. Ky aks me Galeri i shtohet atij Elbasan-Tiranë, Durrës-Kukës, ndërsa është drejt fundit tuneli Murrizit në aksin Tiranë-Dibër.
Të dhënat teknike / Projekti i tunelit të Llogarasë pozicionohet në jug-perëndim të vendit, afërsisht 20 km në jug të Vlorës. Fillimi i tij ndodhet 500 m në veri-perëndim të Urës së Shën Elisës në segmentin e rrugës Dukat-Llogara, dhe përfundon 1.3 km në perëndim të Urës së Palasës.
Gjatësia totale e itinerarit është 7.42 km. Ky projekt është pjesë e Rrugës Orikum-Himarë, Loti II, njëherazi dhe i Rrugës Kombëtare SH8, duke mundësuar një rrugëkalim të shpejtë dhe komod ndërmjet qyteteve dhe fshatrave bregdetare qe shtrihen ne bregdetin jugor.
Pjesa më e rëndësishme e kësaj vepre janë Tuneli Kryesor dhe ai i emergjencës. Tuneli Kryesor ka një gjatësi prej 5.99 km duke marr ne konsiderate portalet, krahas të cilit në një largësi aksiale rreth 40m shtrihet tuneli i emergjencës me gjatësi 6 km. Thellesia e vijes se projektit te tunelit arrin ne 940 m nga siperfaqja e tokës.
WebLajm sjell fotot si duket Tuneli pak para hapjes.