Mjeku Edmond Gashi i vënë në hetim si një ndër 8 personat kryesorë të skandalit tek Onkologjiku, rezulton se është vetë pronari i klinikë Megis.
Nga dokumenti siguruar nga weblajm.com z.Gashi është pronar i 90 % të aksioneve të kësaj klinike.
Ajo është hapur si binzes në vitin 2019, ndërsa ky mjek shfrytëzonte dëshpërimin e të sëmurëve me Tumor për ti rekrutuar ata oër në privat edhe pse paraqiteshin tek ai si mjek në spital shtetëror.
Në objektin e biznesit të tij privat Mjeku që paguhej me rrogë në shtet dhe përsorte bluzën e bardhë për korrupsion dhe gjetjen e pacientëve në spitalin shtetëror, përfshin dhe sëmundjet onkologjike.
Objekti i aktivitetit Ofrimi i shërbimeve për specialitetet mjekësore, spitalore si vizita, konsulta mjekësore për specifika të ndryshme mjekësore si pediatri, gastrohepatologji, dermatologji, pneumologji, Orl (audiogramë,otoscopi), urologji,(citoscopi),n efrologji,neurologji, angiologji, alergologji, infeksionist ,mjek familje ,gjinekologji (paptest), kardiologji(holterritmi, tensioni,cikloergometri), imazher i,onkologji,endokrinologji,patologji Spitali ditor do të kryejë shërbimin spitalor në imazheri (CT,rografi,echo,mamografi,radiologji intervenuese,citologji,truchut biopsy) Spitali ditor do të ofrojë trajtime mikrokirurgjikale, kirurgji onkologjike, kirurgji plastike, senologji, angiologji, kirurgji e pergjithshme,kirurgji gjinekologjike Mjekësi e punës ,(kartelizim i punëtorëve , firmave ) Ofrimi i shërbimeve te psikologjisë klinike dhe ekzaminime neurologjike Ofrimi i sherbimeve ne onkologji (konsulta,kirurgji,trajtim) Ofrimi I shërbimit laborator klinikbiokimik Shoqëria mund te kryejë cdo aktivitet tjetër të nevojshëm apo të dobishëm për realizimin e qëllimeve të shoqërisë