Weblajm mëson ekskluzivisht se Policia e Shtetit ka rënë pre e një sulmi kibernetik.
Të gjitha sistemet e policisë kanë rënë dhe janë jashtë funksionit.
Aktualisht Policia Shqiptare është në alarm të kuq. Nuk dihet kush fshihet pas këtij sulmi kibernetik.
Në të gjithë strukturat e Policisë së Shtetit është dhënë urdhër që të fiken të gjitha pajisjet kompjuterike.
Kujtojmë se 2 vite më parë sistemi TIMS i policisë u sulmua kibernetikisht nga hakerat iranianë.
/weblajm