Prej tre ditësh në faqen e saj zyrtare ministria e infrasteukturës znj.Balluku kishte njoftuar inagurimin dhe hapjen e aksit Thuman-Kashar.
Një aks privat ndërtuar nga kompania Gener 2 e biznesmenit Bashkim Ulaj.
30 qershori, pra kjo e dielë ora 18.30 ishte afati hapjes dhe inagurimit. Por kjo ska ndodhur dhe zyrtarisht ministria apo institucionet skanë dhënë asnjë shpjegim. Mëngjezin e sotëm postim për aksin bëri edhe kryeministri Rama i cili të dielën e kaloi në veri e zonën e Thethit në ndarja çertifikata pronësie dhe promovim turizmi.
Jo zyrtarisht flitet për një përplasje brenda mazhornacës, ndërsa pritet që e hëna zyrtare e politikës të hedh dritë për disa versione.
punime të pakryera?
përplasje mes mazhorancës?
apo diçka tjetër?
Ky aks do të jetë me pagesë 2.1 euro për një sens kalimi.
Ndërsa Inagurimi nisi në ora 20.03 min duke e shtyre atë për afro 90 min pa shpjegim!
Zyra e shtypit nga Kryeministria ka njoftuar se Aksi do të inagurohet pas pak:
Pas pak live në Facebook:Hapet për qarkullim aksi i ri rrugor Thumanë-Kashar, autostradë e Kategorisë A të Bashkimit Europian, segmenti i parë i Korridorit Blu, që i paraprin tre kantiereve të reja Thumanë – Milot, Kashar – Lekaj dhe Lekaj – FierTë pranishëm do të jenë Kryeministri Edi Rama, Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Ministrja për Turizmin dhe Mjedisin, Mirela Kumbaro.